AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 13:49

LAJM I FUNDIT/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, ja vendimi i Qeverisë

LAJM I FUNDIT/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, ja vendimi

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vendimi për shkarkimin e numrit dy të kësaj ministrie, Ilir Halilaj, është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Mbledhja është zhvilluar në mungesë të kryeministrit Rama, e drejtuar nga zëvendësi i tij, Erjon Braçe.

V E N D I M PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.