AKTUALITET, 16 September 2026, 21:15

Protesta e 109-të/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në Tiranë

Qytetarët, pasi mbyllën fjalimet përpara Kryeministrisë në ditën e 109-të të revoltës kundër qeverisë, nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Ata theksojnë njëzëri se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të japin dorëheqjen. Po ashtu, qytetarët kërkojnë që kryeministri të arrestohet dhe të vihet përpara drejtësisë për skandalet dhe aferës e qeverisë së tij.

“Duam dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, brohorasin ata në kor, duke shtuar se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e atyre që e kanë tradhtuar.

Po ashtu, protestuesit kanë apeluar për t’u mbledhur ditën e nesërme përpara godinës së Parlamentit, në orën 10:00, kur pritet të nisë seanca plenare.

Ditën e sotme, qytetarët ia dedikuan fjalimet asaj që ndodhi në Hagë, ku ish krerët e UÇK-së u dënuan me burg, ndërsa shënjestruan gishtin edhe nga kryeministri Edi Rama duke thënë se dikur loboi të ngrihej kjo gjykatë.