AKTUALITET, 16 September 2026, 18:38

Spahiu: Përparon projekti PET/CT në QSUT, investimi zgjeron kapacitetet diagnostikuese për pacientët

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), po avancon puna për realizimin e projektit PET/CT në QSUT, një projekt që zgjeron kapacitetet diagnostikuese dhe forcon kujdesin e specializuar për pacientë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se procesi po vijon paralelisht në nivel institucional dhe teknik, në Tiranë dhe Vjenë, ndërsa hapi i radhës sipas saj, do të jetë mbërritja në Shqipëri e ekipit teknik të ANEA-s.

Reagimi i ministres Spahiu: 
Në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), po avancon puna për realizimin e projektit PET/CT në QSUT.

Procesi po vijon paralelisht në nivel institucional dhe teknik, në Tiranë dhe Vjenë, ndërsa hapi i radhës do të jetë mbërritja në Shqipëri e ekipit teknik të ANEA-s. Një investim i rëndësishëm që zgjeron kapacitetet diagnostikuese dhe forcon kujdesin e specializuar për pacientët.