TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të mërkurë u hodh shorti në Gjykatën Administrative të Apelit për ankimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, në çështjen që lidhet me emërimin e Ols Dados në detyrën e prokurorit.
Por, ndonëse në media u bë publike se kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerona Hasa, nga burime mësohet se pjesë e çështjes në fjalë është edhe Ina Rama.
Mirëpo, Ina Rama, në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme në vitin 2008, i propozoi Presidentit të atëhershëm Bamir Topi emërimin e Ols Dados si prokuror. Vetë ish-Presidenti ka deklaruar publikisht se në Presidencë i ka ardhur një propozim formal nga ana e Prokurorse së Përgjithshme Rama.
Në këtë mënyrë, Ina Rama mund të gjendet sot në pozicionin e gjyqtares që duhet të shqyrtojë një çështje, objekti i së cilës lidhet drejtpërdrejt me ligjshmërinë e një emërimi të propozuar prej saj rreth 18 vite më parë.
Kodi i Procedurës Civile parashikon se gjyqtari duhet të heqë dorë nga një çështje kur ka interes në të, kur ka shfaqur më parë mendim për çështjen ose “në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie”.