TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një motoskaf u pikas nga ana e policisë italiane në bregdet në Brindizi të Italisë, ndërsa brenda saj janë gjetur mbi 500 kilogramë drogë, të llojit hashash e marijuanë.
Në prangat e karabinierëve ka rënë një shqiptar i ri në moshë, 31 vjec. Autoritetet italiane raportojnë se policia ka arrestuar të riun nga Shqipëria, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane. Motoskafi i përdorur për trafikun e drogës u konfiskua.
Droga që ishte në motoskaf ishte gjithsej 546 kilogramë lëndë narkotike dhe nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën rekord prej rreth pesë milionë euro.