TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hetimi i ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla është tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në “Studio e Hapur” në “News 24”.
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala e pranishme në studio ka dhënë më tepër detaje për dosjen e hetimit të tij.
“Është zyrtare tashmë që ka nisur hetimi, Llalla është ende i dyshuar dhe jo në statusin e të pandehurit. Prokuroria e Durrësit është kompetente sipas ligjit që duhet të hetojë çështjen e tij.
Është nga të paktat raste që Prokuroria po punon në sekret të plotë. Hetimet 5 mujore të kryera nga KPK janë kryer në sekret të plotë. Por në momentin që Prokuroria ka hapur një dosje penale atëherë prokuroria do të marrë këtë dosje. Gjithashtu janë marrë të dhëna edhe nga ILDGPI drejtoria për parandalimin dhe pastrimin e parave, nga zyrat noteriale në vend etj.
Dyshime për Llallën janë rritur edhe se bëhet fjalë për një ullishte të blerë 9 vite më parë nga ai për 22 mln lekë, dhe tani ka kërkuar ta shesë për 50 mijë euro. Duhet parë se si ndryshon çmimi nga koha e blerjes dhe ajo e shitjes.
Llalla në procesin e Vetingut i ka deklaruar, por duhet të bëhet krahasimi mes atyre që ka deklaruar ao. Ajo që ngrejë shqetësim është nga viti 2003 deri në 2017 që ka bërë deklarimin.
Në dijeninë time ky hetim po kryhet nga vetë drejtuesja e caktuar e Prokurorisë së Durrësit Donika Prela ” tha Lala.
Rrezikon Llalla të shkoj drejt prangave?
Të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur këto akuza kanë shkuar në arrest me burg, nëse shohim praktikën e prokurorisë dhe gjykatës. Por nuk e dimë se si do të veproj ende kjo çështje. Nga praktika kanë operuar me masën arrest me burg, për të mos lënë mundësi për tu larguar.
Sa rrezikon?
Kjo vepër penale shkon defi në 7 vite burg.