TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori i Antimafias, itaiane Federico Cafiero De Raho deklaroi sot në Tiranë se shqiptarët nuk trafikojnë vetëm marijuanë dhe hashash por kanë hyrë plotësisht në trafikun e kokainës dhe po operojnë me organizata të fuqishme kriminale në Itali si Ndragheta.
"Tashmë shqiptarët nuk trafikojnë vetëm marijuanë, hashash, por dhe kokainë. Ka hyrë plotësisht në trafikun e kokainës, operojnë me Ndraghetën dhe nga kjo aleancë kanë përfituar një zhvillim të jashtëzakonshëm në trafikun e drogës" u shpreh prokurori i Antimafias, itaiane Federico Cafiero De Raho i cili paraditen e sotme së bashku me ministren e Drejtësisë inspektuan sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të të gjitha institucioneve.
Po në cilat fusha të ekonomisë pastrojnë të ardhurat trafikantët shqiptarë?
Federico Cafiero De Raho: "Organizatat kriminale duke pasur një sasi të madhe parash investojnë ku ka më shumë mundësi për të humbur prezencën e tyre.
Për të thënë se në cilin sektor investojnë nuk është e lehtë edhe pse organizatat kriminale operojnë përmes shoqërive në të cilat shumë shpesh shfaqen subjekte që në pamje të jashtme janë të pastër, por që në të vërtetë lëvizin me paratë e kriminalitetit.
Ajo çfarë ndodh në Itali ndodh dhe në Europë është se ne kemi Ndragetën që investon në të gjitha sektorët dhe krijon dhe shoqëri aksionere që infiltrohen përmes korrupsionit."