AKTUALITET, 9 Janar 2018, 20:36

Krasniqi firmos për 3.5 vite me Skënderbeun

Krasniqi firmos për 3.5 vite me Skënderbeun

Skënderbeu ka zyrtarizuar dje “goditjen” e parë në këtë merkato dimri. Ai është Blerim Krasniqi, që vjen nga Apolonia e Kategorisë së Parë.

Pasi ka arritur marrëveshjen me Apoloninë, klubi korçar ka firmosur me Krasniqin një kontratë për 3 vite e gjysmë.

21 vjeçari i lindur në Kavajë ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Apolonisë duke shënuar 13 gola në 13 ndeshje në kupë dhe kampionat. Performanca e tij dhe golat kanë bindur drejtuesit e klubit të blejnë përfundimisht lojtarin.

Krasniqi u bashkua sot me ekipin në Antalya dhe menjëherë ka dalë në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Daja dhe stafit teknik.