AKTUALITET, 5 November 2026, 12:33

Ambasadorja e BE: Shqipëria ka ecur përpara. Progres-raporti i KE paraqet punën e qeverisë drejt integrimit në BE

Ambasadorja e BE: Shqipëria ka ecur përpara. Progres-raporti i KE

Ambasadorja e BE-së Sofia Moreira de Sousa gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama vlerësoi punën e qeverisë për integrimin në BE.

Dje KE miratoi progresraportin e Shqipërisë që unë sapo i dorëzova Ramës, më pas do ta paraqes në Kuvend. Raporti është tashmë publik dhe të gjithë shqiptarët mund ta lexojnë. Mesazhi i këtij raporti është shumë i thjeshtë: Shqipëria ka ecur përpara’. Ky raport paraqet punën tuaj, vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. Sa i takon drejtësisë, korrupsionit, raporti evidenton një punë të mirë. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë, sepse korrupsioni mbetet një sfidë reale.

Çdo reformë apo sfidë reale duhet të mbetet në reformën e vitit 2016. Sa i përket demokracisë, raporti vë në dukje një klimë të polarizuar. Reforma kërkon përmbushjen e OSBE/ODIHR. Në lidhje me të drejtat themelore, përbëjnë hapa realisht pozitivë. Për sa i përket lirisë së medias, shpifja është dekriminalizuar, financimi i medias mbetet ende jo transparent. Përdorimi i forcës së policisë ndaj gazetarëve duhet hetuar. Dispozitat që bien ndesh me njëra-tjetrën. Projektligjet madhore, që përfshijnë edhe atë të BE-së, duhet që të shqyrtohen sipas standardeve të BE-së", tha ajo.