TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijojnë presionet në Universitete ndaj studentëve dhe pedagogeve, në mënyrë që të shuhet protesta që vijon prej afro 1 muaji.
Tashmë mungesa për mos vajtjen në mësim nuk po marrin vetëm studentët, por edhe pedagogët.
Në Universitetin e Elbasanit, sekretarët e departamenteve për çdo orë janë shfaqur në klasa për të parë prezencën e pedagogëve duke mbajtur shënime.
Kjo situatë ka shqetësuar këta të fundit të cilët shprehen në kofidencialitet për Fax News se një sjellje e tillë nuk është normale.
Sipas tyre janë porositur nga lart. Ndërkohë numri i studentëve që janë ulur në auditore sot është më i lartë se një ditë më parë, megjithëse ka ende student që vijojnë bojkotin e mësimit.