AKTUALITET, 9 Janar 2019, 10:47

Tek Filologjiku studentët nxjerrin në korridore karriget, lënë auditoret bosh

Tek Filologjiku studentët nxjerrin në korridore karriget,

Në fakultetin e Filologjikut studentët kanë vijuar bojkotin e mësimit. Nëpër korridoret e godinës së fakultetit ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe tavolinat.

"Një nga problemet nuk kemi karrige për auditoret dhe detyrohemi të marrim nga sallat e tjera. Është diçka minimale që ne nuk e kemi në universitetin tonë," thotë një studente në një intervistë për gazetaren e Ora News, Xhensila Demollaj.

Ata tregojnë se protestën do e zhvendosin në universitete.

Do zhvendosim protestën me aksione të ndryshme në universitetin tonë. Do lexojmë libra, do shohim filma por do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave".

Studentja thotë qeveria në radhë të parë duhet të rrisë buxhetin

"Ku do gjendet fondet nëse nuk rritet buxheti i arsimit për të mbuluar shpenzimet e tjera ".