TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show”, ku u diskutua për mbylljen e kompanive të basteve në Shqipëri.
Hoxha tregoi se pavarësisht vendimit, vazhdon të luhet bixhoz, por tashmë në faqet “online”. Gazetari shtoi se ndryshimi i vetëm është që nuk luajnë dot vetëm lojtarët e “vegjël”.
“Sot luhet bixhoz “online”. Sot kompanitë nuk paguajnë as taksë dhe nuk ka garanci për lojtarët. Nuk mund t’ia lëmë policisë të tërë barrën, pasi me infrastrukturën që ka nuk e lufton dot këtë lloj informaliteti.
Ne nuk i shohim më reklamat e basteve, por kjo industri punon sot ilegalisht. Nuk luajnë më “një mijë lekshat”, u shpreh Artan Hoxha.