BALLKAN, 22 Nëntor 2017, 09:21

Kosovë, Policia rrethon banesën e Albin Kurtit,pas urdhrit të gjykatës që të sillet me forcë

Kosovë, Policia rrethon banesën e Albin Kurtit,pas urdhrit të

Policia e Kosovës ka rrethuar banesën e Albin Kurtit tek Parku i Qytetit në Prishtinë. Kjo është bërë pasi, Kurti ka refuzuar të shkojë në të gjitha seancat në Gjykatë, ku është i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj–Bujupi dhe Faton Topalli pritet që të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Herën e kaluar gjykata ka urdhëruar që ai të sillet me forcë, ndërsa njësoj ka vepruar edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi.