AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 14:52

Prindërve u humb fëmija 4 vjeç në plazhin e Vlorës, pas disa orësh ua sjell policia

Patrulla e plazhit në bashkëpunim me forcat Shqiponja, në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë kanë bërë të mundur gjetjen e një fëmije 4 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone, behet me dije ne njoftimin per mediat. Fotot jane publikuar ne faqen ne Facebook te Policise se Vlores.

“Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë. Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm”, thuhet ne reagim.