AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 10:50

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani kalon Vettingun, rikonfirmohet në detyrë

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani kalon Vettingun,

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) duke kaluar filtrin e vettingut.

E vetmja pikëpyetje që ngrihej nga KPK lidhej me mosdeklarimin nga ana e Dvoranit, e llogarive bankare në deklaratën vetting, por që është konsideruar harresë dhe jo fshehje pasurie.

Në raport thuhet se pavarësisht se ILDKPI shprehet se gjykatësi ka kryer fshehje pasurie, nga hetimi administrativ, është provuar se llogaritë bankare në emër të tij, bashkëshortes dhe personave të tjerë të bashkëlidhur, janë deklaruar ndër vite, por jo në deklaratën vetting.