TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zjarri masiv i dy ditëve të fundit në Greqi ka lënë pas një katastrofë, ndërkohë që disa vatra vijojnë që të jenë aktive. Numri i viktimave deri tani llogaritet 80, ndërsa të plagosur janë 187, mijëra banesa janë djegur dhe shkatërruar. Zjarrfikëset, mjetet e ushtrisë, por edhe automjetet të tjera të ndihmuar edhe nga helikopterët vijojnë luftën me flakët në Kineta dhe disa zona të tjera në periferi të kryeqytetit grek, por situata është nën kontroll.
Mes viktimave zyrtarisht është edhe një shqiptare, Nica Leka, rreth 85 vjeç me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Por dyshohet se shqiptarët që humbën jetën nga zjarri janë tre, ndërsa të plagosurit janë mbi 13.
Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vijuar operacionet për gjetjen e të zhdukurve mes shtëpive e makinave të djegura pasi mbi 100 persona janë të zhdukur, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e viktimave. Ndërkohë që paralelisht me kërkimet, vijon edhe shpërndarja e ushqimeve në Mati, Rafina, Kineta, por edhe në zona të tjera. Referuar numrit të lartë të personave që janë të zhdukur, numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.
E ndërsa vijojnë hetimet si nisën zjarret masive në periferi të Athinës, ku deri tani janë 5 të arrestuar, mediat greke ngrenë pyetjet për autoritetet se; Pse nuk kishte plan për të evakuuar zonën, pse nuk kishte një mungesë plani për të parandaluar përparimin e zjarrit deri në afër bregdetit dhe pse qytetarët nuk u udhëzuan se ku duhet të lëviznin? Ndërkohë që po hetohet reagimi i institucioneve shtetërore.
Vendet e Bashkimit Europian kanë reaguar duke ndihmuar Greqinë për këtë situatë të pazakontë që po kalon. Kryeministri Tsipras shpalli dje gjendjen e emergjencës në zonën që u përfshi nga zjarret, ndërkohë që vendi është në zi tre ditë.