AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 13:24

Ish-ministri i Drejtësisë ironizon Ramën dhe Vettingun: “Më mirë Ardiani se shejtani në djep”

Ish-ministri i Drejtësisë ironizon Ramën dhe Vettingun:

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili la në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, edhe pse ky i fundit qëndron në detyrë në shkelje me Kushtetutën, pasi i ka përfunduar me kohë mandati.

Postimi i plotë i Manjanit

Sido të vijnë rrethanat politike; sido të jenë ligjet që shkruhen; sido të vendosë Gjykata Kushtetuese;

Ardian Dvoranit nuk i MBARON MANDATI asnjëherë!

U zgjodh për të shërbyer për 9 vite në Gjykatën e Lartë. Shokët e tij ikën, se ju mbaroi mandati.Ardiani JO!

Ka hyrë në vitin e 13-të dhe rri aty!!!

As vettingu nuk e tundi dot prej aty, megjithse qëndron në shkelje të hapur me Kushtetutën e Republikës!

Pra siç na mëson edhe udhëheqësi: më mirë Ardiani se shejtani në djep!

Rroftë Vetingu, krejt “i pavarur”!

R.I.P Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjithë Reforma!