AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 11:45

Video/ Arrest me burg për dy kushërinjtë që grabitën karburantin në Fier, Anna u ngre gishtin e mesit mediave

Video/ Arrest me burg për dy kushërinjtë që grabitën

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për Anna Malaj dhe Emiljano Grembi, dy autorët e grabitjes së karburantit në Levan dhe tentativës për grabitje të dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër.

Sipas avokatit dy të akuzuarit kanë shprehur pendesë për veprimin e tyre. Megjithatë të dy, Anna dhe Emiljano e kanë pranuar se kanë qenë autorët e grabitjes së karburantit me datë 2 korrik.

Ndërsa për grabitjet e tjera i kanë tentuar se kishin nevojë për para, janë shprehur ata. 31-vjeçarja Anna Malaj ka pohuar se ka dy fëmijë të mitur për të rritur e vetme dhe se është në gjendje të vështirë ekonomike.

Pas daljes nga seanca Anna ka bërë një gjest fyes para mediave duke treguar gishtin e mesit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/Grabitën-karburantin-në-Levan-dy-kushërinjtë-e-pranojnë-në-gjyq.-Gjesti-i-dyshimtë-i-Annës-video.mp4"][/video]