AKTUALITET, 9 Gusht 2018, 21:36

Prindërit e Melania Trump marrin shtetësinë amerikane

Prindërit e Melania Trump marrin shtetësinë amerikane

Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Melania Trump, tanimë janë zyrtarisht shtetas amerikanë.

Prindërit e Zonjës së Parë morën shtetësinë të enjten, njoftoi avokati i tyre i imigracionit, Michael Wildes.

Viktor dhe Amalija Knavs kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara me karta të gjelbërta .

Gjithsesi ende nuk dihet nëse ata janë shtetas të përhershëm të SHBA.

Viktor dhe Amalija Knavs, 73 dhe 71 vjeç, përkatësisht, janë në pension, dhe ata mbajnë kontakte të rregullta me familjen Trump.