AKTUALITET, 9 Gusht 2018, 19:56

Hidhet në erë autobusi i shkollës, humbin jetën 39 fëmijë dhe plagosen 50 të tjerë

Hidhet në erë autobusi i shkollës, humbin jetën 39

Të paktën 39 fëmijë humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën në Jemen, pasi autobusi i shkollës me të cilin udhëtonin u hodh në erë pas një sulmi ajror.

Ngjarja ndodhi afër një tregu në krahinën e Saada.

“Pas një sulmi në një autobus ku udhëtonin fëmijë në një treg në Dahyan, në veri të Saada, në spital kanë mbërritur dhjetra të vdekje dhe të plagosur”, shkruan Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Tëitter.

Sipas udhëheqësve, pas sulmit fshihet koalicioni i udhëhequr nga sauditët. Jemeni prej vitesh është përfshirë në një luftë civile ku qeveria mbështetet nga Arabia Saudite ndërsa rebelët nga Irani.