TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse Kukësi ëndërron të kualifikohet në play-off të Ligës së Europës, atëherë do të duhet që të mos bëjë asgjë si në ndeshjen e sotme përballë Torpedo Kutaisi, sa i përket fazës mbrojtëse ku një paraqitje tmerrësisht e dobët ka sjellë 5 gola të pësuar në portën e Frashërit dhe humbjen 5-2 në Gjeorgji.
Në pjesën e parë, kundërshtarët sulmuan gjatë gjithë kohës para Hoxhës në krahun e djathtë të mbrojtjes kuksiane dhe në çdo moment çonin topin në qendër duke gjetur me lehtësi rrjetën, ndërsa Kukësi shënoi një gol shumë të bukur me Harba e më pas shpërdoroi disa raste me Rexhinaldon.
Edhe në pjesën e dytë, gabimet nuk u korrigjuan, duke i lejuar vendasve të shënonin një tjetër gol, këtë radhë me një depërtim në qendër të Kapanadze duke lënë pas njëkohësisht 5 futbollistë të Kukësit. Penalltia e Plakut mban disi gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, por në Shqipëri do të duhet ndeshja perfekte për ta arritur. Me atë që shfaqi Kukësi sot, perfeksioni është një utopi.
Torpedo-Kukësi 5-2
2′, 15′ Kukhianidze, 28′ Marin, 31′ Kimadze, 86′ Kapanadze / 22′ Harba, 88′ (p) Plaku