AKTUALITET, 9 Gusht 2018, 18:35

“Na jep 35 mijë euro, ose të ikën koka”, kërcënohet me jetë profesori

“Na jep 35 mijë euro, ose të ikën koka”,

Një profesor kosovar është kërcënuar me jetë, ndërsa në kërkim i është kërkuar një shumë e madhe eurosh. Mediat kosovare raportojnë se profesori i shkencave islame, Mustafa Bajrami ka marrë mesazhe kërcënuese dhe në këmbim i është kërkuar dhe një shumë prej 35 mijë euro nga persona që janë identifikuar nga policia.

Lajmi për kërcënimin e bëri të ditur vet Bajrami përmes llogarisë së tij personale në “Facebook”, i cili tregon se çfarë ka ndodhur.

“Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar. I them botërisht zotëriut dhe zotërinjve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashtë vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë”, shkruan Bajrami.