AKTUALITET, 9 Gusht 2018, 20:47

Zjarri apokaliptik në Greqi, dalin emrat e viktimave, dy prej tyre ende të paidentifikuar

Zjarri apokaliptik në Greqi, dalin emrat e viktimave, dy prej tyre ende

Dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në rajonin e Atikës, që i mori jetën 92 personave, sot është bërë publike lista me emrat e viktimave. Ka qenë Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile që publikoi listën e personave që humbën jetën nga zjarri, emrat e të cilëve janë dërguar në Prokurorinë e Athinës.

Ndërkohë, mes personave që humbën jetën janë edhe dy që ende nuk janë identifikuar, pasi asnjë familjar nuk është paraqitur për të dhënë ADN-në, shkruan ‘Kathimerini’.

Zjarri masiv që përfshiu Greqinë në 23 korrik shkaktoi jo vetëm viktima, por edhe dëme materiale. Sakaq, mes viktimave ishin dhe 11 fëmijë, ku më e riu në moshë ishte një foshnjë 6-muajshe.