TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah u bashkua me lojtarët e rregullt, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesim, në listën e UEFA-s për sulmuesit më të mirë që morën pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Ronaldo, i cili fitoi çmimin vitin e kaluar, kryesonte renditjen e golashënuesve në “Champions” me 15 gola dhe është favorit për ta fituar çmimin si sulmuesi më i mirë, për shkak se fitoi edhe Ligën e Kampionëve (për të tretin vit radhazi). Salah udhëhoqi skuadrën e Liverpulit në finale me 10 gola dhe 4 asiste, ndërsa Lionel Mesi shënoi vetëm 6 gola sezonin e shkuar në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi më i mirë i vitit do të ndahet mes treshes së Realit, Marselo, Serxhio Ramos dhe Rafael Varan.
Edhe për mesfushorin më të mirë, nuk mungon dominimi i Realit. Dyshja Toni Kros dhe Luka Modriç do të konkurrojnë me Kevin De Bruyne të Mançester Siti.
Ndërsa portieri më i mirë i “Champions League” do të diskutohet mes Alison Beker, Xhanluixhi Bufon dhe Kejlor Navas.