TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personi që shihni në foto është Enea Xhaja, i riu që i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, pasi pi fostokinë.
Pjesëtari i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës, u gjet në gjendje të rëndë për jetën nga familjarët e tij. Ndonëse ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit, pas disa orësh i riu humbi jetën. I riu ndërmori këtë akt vetëflijmi, në rrethana që mbeten të paqarta, ndërsa në faqen e tij të ‘Facebook’ ka lënë edhe mesazhin e fundit.
Pak orë para aktit tragjik, 29-vjeçari ka postuar një foto ku shihet teksa ha patatina dhe pi një birë. Ndërkohë që foton e shoqëron me një status, ku shpreh indinjatë me të gjithë ata që kanë refuzuar që ta shoqërojnë. “Pas shume ftesave te bera per kafe …. dhe asnjeri sishte i disponueshem, nga inati botes do pi per qejf time…”.