AKTUALITET, 19 Maj 2019, 09:50

FOTO/ Princ Leka takim me kryetarin e fiseve indiane të Amazonës. Zbuloni kauzën e veçantë


Princ Leka Zogu dhe princesha Elja kanë zhvilluar një takim të rrallë këto dritë gjatë vizitës së tyre në Bruksel.

Lajmin e ka bërë me dije vetë princi Leka, i cili duke shprehur kënaqësinë për takimin, tregon se takimi ishte bërë në kuadër të një fushate sensibilizimi për mbrojtjen e pyjeve të Amazonës nga shkatërrimi.

Postimi:

Gjatë vizitës sonë në Bruksel kemi patur kënaqësinë të takojmë Cacique Raoni të Amazonës, kryetari i fiseve të fundit indiane.

Gjatë vizitës së tij në Europë ai po zhvillon takime të njëpasnjeshme me kryetare shtetesh per te perfunduar kete fushate sensibilizimi ne takimin me Papa Franceskun, ne mbrojtje te mjedisit dhe te pyjeve amazoniane qe rrezikohen seriozisht te shkaterrohen nga duart e perfituesve!

Perpjekjet e tij titanike jane nje frymezim qe duhet te na beje te ndergjegjshem si shoqeri per pasurite qe na ka falur natyra dhe dashurine e respektin qe duhet te tregojme ndaj saj.