AKTUALITET, 19 Maj 2019, 09:44

VIDEO/ Historia prekëse e foshnjës që i mbijetoi luftës së Kosovës gjatë bombardimeve dhe tatuazhi në këmbë

VIDEO/ Historia prekëse e foshnjës që i mbijetoi luftës


Historia që tregohet në videon e mëposhtme është ajo e Flakës, një foshnjë e lindur në muajt e parë të vitit 1999, kohë kur e gjithë Kosova ishte në luftë. Që pas lindjes foshnja nga Peja kishte mbetur në spitalin e Prishtinës pa prindërit e saj.

Flaka e quajtur në këtë mënyrë për shkak të flakës së luftës, nuk do të mund t’i shihte më prindërit e saj deri pas përfundimit të luftës së Kosovës me Serbinë, ndërsa gjatë kësaj përudhe të vështirë për të dhe familjen e saj që e humbi, për vogëlushen do të kujdesej një grua nga Prishtina.

Ndërkohë, ishte pikërisht kjo e fundit, e cila i dha emrin vogëlushes guximtare që arriti t’i mbijetonte luftës. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme, në një rrëfim për Flakën e luftës.