TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Prisni që ish-presidenti Clinton t’ju kërkoj falje? Ka qenë kjo pyetja që i është bërë Monica Lewinsky gjatë një interviste në Jeruzalem. Pyetje e cila ka acaruar në maksikum, ate sa që e ka bërë të ngrihet nga karrigia dhe të braktisë intervistën.
“Më falni. Nuk mund ta bëj dot këtë” – tha Monica e cila u ngrit në këmbë dhe braktisi intervistën, duke i lënë të gjithë të pranishmit me gojë hapur.
Kujtojmë që 20 vite më parë, në 1998-n, Shtëpia e Bardhë u përfshi në një skandal seksual. Në atë kohë u zbulua se presidenti i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës që ishte në detyrë, Bill Clinton kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me ish-praktikanten Monica Lewinsk.
Lidhur me këtë ngjarje Clinton është ngacmuar shpeshherë nga mediat dhe ai ka pranuar se nuk i ka kërkuar asnjëherë falje personalisht Monicës për mënyrën sesi ajo u trajtua për shkak të tij.