LIFESTYLE, 3 Shtator 2018, 13:33

Bebe Rexha maskohet si plakë dhe flet shqip në videon e publikuar në Instagram

Bebe Rexha maskohet si plakë dhe flet shqip në videon e publikuar
Ajo është një këngëtare shqiptare me famë botërore, por së cilës nuk i mungon aspak as sensi i humorit. Bebe Rexha ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet e maskuar si një plakë, teksa “jep një intervistë” në gjuhën shqipe. “Ja çfarë bëj në kohën time të lirë. (Po, jam unë e veshur si një plakë dhe po flas shqip)”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim. Bebe Rexha (emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha) ka lindur në Brooklyn, New York (më 20 gusht 1989) nga prindër shqiptarë. Videoja e Rexhës ne rrjetin social ka marrë shumë zemra.