TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e “BBC”, Rachael Bland është diagnostikuar me kancer dhe ndodhet në fazat e fundit të sëmundjes. Në një postim në Twitter Bland njofton se ka vetëm pak ditë jetë.
“Kam frikë se koha ime ka ardhur miqtë e mi. Dhe krejt papritur. Kam vetëm pak ditë jetë, është vërtetë surreale. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë”, ka shkruar gazetarja.
40-vjeçarja është nënë e një djali 2 vjeç për të cilin ka shkruar një libër ku do të flasë për veten dhe momentet e saj me djalin.