LIFESTYLE, 3 Shtator 2018, 15:01

Karriera në ngjitje e Luana Vjollcës dhe ajo në zbritje e Marinës, si u ndanë rrugët e motrave që hynë në televizion si velina

Dy motrat e pandara dhe që morën famë të njëjtë në “Top Channel”, duke e nisur karrierën televizive si velina, tashmë po ecin në skaje komplet të kundërta në botën e televizionit. Ndërkohë që Luana Vjollca sapo ka paralajmëruar projektet e saj, që i quan “të mëdha”, jo vetëm në televizion, por edhe në muzikë, nga ana tjetër, motrës së saj më të madhe, Marinës, lëvizja në “Klan” duket se i rezultoi një bllof.

Edhe pse zhvendosja e saj u prit me bujë dhe reklamë të madhe, ajo mundi të prezantonte vetëm një sezon të spektaklit të vëllezërve Pandi e Bledi Laço “C’est la vie”, ndërkohë që u bënë muaj e muaj që nuk shfaqet askund. Marina mungon në spotin e sezonit të ri televiziv në “Klan”, që do të thotë se ajo nuk do të prezantojë asnjë program, as për muajt në vazhdim. Mund ta konsiderojmë këtë ndarje të rrugëve të karrierës së dy motrave me tipa të kundërt, Luanës hokatare dhe Marinës sensuale, e para në ngjitje dhe e dyta në zbritje.

E duket se ndryshimi mes tyre nuk ka nevojë për shumë komente, nëse u referohemi thjesht postimeve që secila bën në rrjetet sociale. Ndërkohë që Luana nuk ka kohë të marrë frymë, pasi siç thotë ka krijuar varësi nga puna, Marina ka kohë sa të dojë, pasi siç është shprehur edhe vetë, tashmë poston foto si “shtëpiake e dëshpëruar”. Luana është ajo që ndan foto me ndjekësit në udhëtime për koncerte, sheshxhirime për klipet e reja dhe zyrë, duke punuar për emisionin e ri, kurse Marina poston foto vetëm pranë bashkëshortit reper Getoar Selimi, ose pranë familjarëve të saj./Panorama Plus/