TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në jugun e vendit. Kreu i shtetit ka publikuar në Instagram një foto nga plazhi i Qeparoit.
Me zgjedhjen e tij në krye të shtetit, Meta ka rralluar daljet publike me bashkëshorten e tij. Duket se kjo do të jetë fotoja e fundit me buzëqeshje, pasi të hënën nis zyrtarisht sesioni i ri parlamentar dhe në rend të ditës janë çështje të nxehta si ajo e Teatrit Kombëtar.
Meta e ka rikthyer për rishqyrtim ligjin, por mazhoranca është shprehur se si ta rivotojë pa ndryshime. Opozita në krahun e saj është shprehur se do të shkojë deri në përplasje civile nëse preket godina aktuale e Teatrit Kombëtar.
