Miq të tyre kanë thënë për "Panorama plus" se dy këngëtarët kanë jo thjesht një krizë, por janë ndarë. Seldin dhe Mimozën i shihnim gjithnjë bashkë, por tashmë kanë fshirë fotot ku shfaqen me njëri-tjetrin.
Për më shumë, këtë verë ata nuk i kaluan pushimet bashkë. Seldi shkoi në Turqi me pushime me shokët e tij ndërsa Mimoza i kaloi pushimet në Barcelonë.
"Panorama plus" shkruan se një nga arsyet e ndarjes është fakti që çifti po e vazhdonin lidhjen në distancë. Mimoza jeton prej vitesh në Zvicër, ndërsa Seldi në Tiranë.