AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 10:44

Presidentja e senatit të Holandës: Në qershor 2019, Shqipëria i përmbush detyrimet për negociatat

Presidentja e senatit të Holandës: Në qershor 2019,

Presidentja e senatit të Holandës, Ankie Broekeres-Knol shprehu bindjen se, në qershor 2019, Shqipëria do i përmbushë detyrimet për negociatat.

“Dhe pse ky do jetë një vit shumë i vështirë kjo është një mundësi që Shqipëria të punojë fortë më mënyrë që të verën tjetër askush të mos ketë për çfarë të ankohet për atë ç’ka Shqipëria ka përmbushur lidhur me mundësinë për tu bërë në të ardhmen pjesë e BE-së”, tha ajo në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

“Si kryetare e senatit holandez jam e impresionuar nga puna që ka bërë Shqipëria deri tani, dhe do veçoja punën e bërë në reformën në drejtësi me procesin e vetingut që është unik dhe i vlefshëm për të gjithë. Shqipëria ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim. Jam e bindur se nga tani e në vijim, për Shqipërinë do të thotë përmbushje e detyrimeve të tyre kështu që qershorin e vitit 2019 ju do të hapni kapitujt e negociatave për tu bëtë e për të qëndruar anëtar i BE-së.

Ne të gjithë i përkasim Europës ne të gjithë duhet të përfarojnë njeri-tjetrin. Mei po pres që të kem takime të ndryshme gjatë këtyre dy ditëve të qëndrimit tim në Shqipëri dhe jam e sigurt se do kthehemi në Holandë me një përshtypje jashtëzakonisht të mirë që do marrim nga Shqipëria.  Dhe këtë gjë e bëjmë për të ardhmen tonë të përbashkët, Shqipëria, Holanda dhe vendeve të tjera të BE-së, për fëmijët tanë”, shtoi Ankie Broekeres-Knol.