AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 10:32

LIVE/ Nis protesta e artistëve para Kuvendit, Bujar Asqeriu: Jemi këtu për t’i dhënë kuptim…

LIVE/ Nis protesta e artistëve para Kuvendit, Bujar Asqeriu: Jemi këtu

Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur pak më parë protesta e organizuar nga artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Artistët në këtë protestë janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë grumbulluar para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.

https://www.facebook.com/232465630646137/videos/277478439478189/

Siç shihet dhe nga video, në rrugën para Kuvendit ka një masë të madhe njerëzish që mbajnë në duan pankarta “mbroteatrin”.

“Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari”, tha Bujar Asqeriu.

Alert Çeloaliaj: Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor.  Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se  do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë.