AKTUALITET, 4 Korrik 2018, 22:49

Paralajmërimi i Macron për qendrat e emigrantëve jashtë BE-së

Paralajmërimi i Macron për qendrat e emigrantëve jashtë

Presidenti francez Emannuel Macron, në një intervistë për BBC, ka thënë se Bashkimi Europian po planifikon të krijojë qendra shqyrtimi për aplikimet e regugjatëve për azil, në Afrikën Veriore, por ky projekt nuk do të funksionojë nëse ai nuk udhëhiqet nga vendet afrikane.

Macron u shpreh se shumë vende Afrikane janë shqetësuar sepse këto qendra mund të kthehet në një faktor tërheqës për shumë refugjatë. Asnjë vend afrikan nuk ka pranuar deri më sot, ngritjen e qendrave të tilla. Liderët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord ta eksplorojnë këtë ide.

Kujtojmë se edhe Shqipëria u diskutua si një vend i mundshëm për krijimin e këtyre qendrave dhe kryeministri Edi Rama flirtoi me këtë ide, në prag të vendimit të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por, kryeministri Rama e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, fill pas marrjes së vendimit për shtyrjen e negociatave për në vitin 2019.

/TPZ.AL/