AKTUALITET, 4 Korrik 2018, 22:44

Mesazhi i Mehdi Malkajt: Kam nevojë për ju! Dua një teatër të ri, ai nuk është i aktorëve, por...

Mesazhi i Mehdi Malkajt: Kam nevojë për ju! Dua një teatër
Një tjetër mesazh për të mbështetur artistët ditën e enjte përballë parlamentit në protestën që do të zhvillohet, për të kundërshtuar kalimin e projektligjin për prishjen e teatrit, ka ardhur kësaj here nga aktori Mehdi Malkaj,

Përmes një videomesazhi ai u ka bërë thIrrje të gjithë qytetarëve për të mbështetur artisTët në këtë protestë.

“Ju dua dhe e di që më doni shumë. Më pëlqen shumë një teatër i ri, o sa shumë më pëlqen, nuk e kini idenë, e dua shumë një teatër të ri, por nuk dua të shkel mbi historinë. Më dhëmb shumë të shkel mbi historinë 73 vjeçare të teatrit. Nuk është i vjetër… ka teatër në botë që janë 50 vjeçar. Ky i joni është i ri.

Do pak dashuri, mirëmbajtje, pak përkushtim. Ju lutem shumë. Kam nevojë për ju, më mbështesni ditën e enjte përballë parlamentit, që të tregojmë që teatri është i joni. Teatri nuk ka qenë kurrë i aktorëve dhe s’ka për të qenë, por aktorët kanë lënë aty shpirtin e tyre, zemrën e tyre, e lënë vazhdimisht… sigurisht po nuk ishit ju brenda nuk ka teatër”, është shprehur aktori i mirënjohur.