TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk kane ndalur per gjithe naten lekundjet e tokes, pas goditjes se forte te regjistruar paraditen e djeshme, qe shkundi Tiranen dhe disa qytete te tjera te vendit, duke lene pas panik dhe ankth.
IGJUEM ka regjistruar se paku 6 goditje termeti, duke nisur nga ora 00:48 e dates se sotme, nderkohe qe e fundit lekundje termeti eshte regjistruar ne oren 04:33 te mengjesit te sotem, me magnitude 3.1, dhe me epiqender ne Detin Adriatik, Gjiri i Lalezit.
Ja tabela me oret e termetit, epiqendrat dhe magnitudat
Tjetër tërmet i fortë në Shqipëri, epiqendra sërish në Lalëz
UPDATE/ Një tjetër lëkundje është ndjerë rreth orës 18:36, me një magnitutë 3.9, sërish më epiqendër në Lalëz.
Pas tërmetit të fuqishëm që ‘shkundi’ vendin dhe 50 pasgoditjeve, dy lëkundje të tjera të forta
Pas tërmetit të fuqishëm që ra sot në mëngjes dhe shkaktoi panik tek qytetarët, dy lëkundje të tjera të fuqishme u ndjen rreth orës 16:00.
Ende nuk dihet magnituta e këtyre lëkundjeve.
Tërmeti i fuqishëm që “shkundi” Shqipërinë u pasua nga 50 pasgoditje, ja epiqendra dhe sa ballë
Një tërmet i fuqishëm ka “shkundur” Tiranën kete paradite por eshte ndiere i forte edhe ne disa qytete te tjera te vendit, si Durres, Fier, Vlore, Shkoder.
Sipas te dhenave nga IGJEUM, termeti ka pasur epiqender Gjirin e Lalesit, paraprakisht, me magnitude 5.1. Termeti eshte ndjere ne disa qytete te Shqiperise dhe ne Kosove.
Sipas specialisteve, lekundja e forte, eshte pasuar nga 50 pasgoditje, me i madhi me magnitude 4.3. Ky eshte informacioni me i fundit qe vjen zyrtarisht.
Sakaq, nga Ministria e Mbrojtjes vjen ky informacion: Ju informoje se ne oren 11.01, te dates 04.07.2018, eshte regjistruar termet me epiqender ne Hamallaj/ Durres, me intensitet 6 balle dhe magnitut 5.1 e shkalles Rihter. Deri tani nuk ka asnje raportim per deme materiale dhe as ne njerez. Per cdo rast te mundshem kontaktoni ne nr 112 per tiu ardhur ne ndihme banoreve.
Gjithashtu u bllokuan edhe thirrjet telefonike ne Tirane per shkak se te gjithe nxituan te bejne telefonata per tu siguruar nese jane mire te afermit e familjaret.