AKTUALITET, 4 Korrik 2018, 22:41

Basha thirrje për protestë: Nesër të kundërshtojmë projektin e grabitjes së Teatrit Kombëtar!

Basha thirrje për protestë: Nesër të kundërshtojmë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ka bërë thirrje për protestë qytetarëve ditën e nesërme, kur në Kuvend diskutohet pr/ligji për Teatrin Kombëtar.

Në një shënim të shkurtër në faqen zyrtare të Bashës në Facebook shkruhet:

“Bëhuni jehona jonë nesër, mos e votoni këtë ligj antikombëtar”, ishte thirrja që u drejtoi aktori Neritan Licaj deputetëve të mazhorancës.

Ndërsa unë i bëj thirrje ndërgjegjes së çdo qytetari që nesër në orën 10 të kundërshtojmë së bashku projektin e grabitjes së Teatrit Kombëtar!

Opozita dhe unë personalisht, do jemi në krah të aktorëve deri në fund!