TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Firence, ku është takuar me kreun e bashkisë së qytetit italian.
Meta, i shoqëruar edhe nga Kardinali Ernest Troshani, bën me dije se në fokus të këtij takimi ka qenë pikërisht bashkëpunimi mes dy popujve.
"Sot pata kënaqësinë e madhe të vizitoj së bashku me Kardinalin tonë Ernest Troshani, Kryetarin e Bashkisë së Firences, Nardelli. Pallati i vjetër me historinë e madhe dhe bukurinë e rrallë na bashkon për të sotmen dhe të ardhmen e popujve tanë. Firenze është kryeqyteti i kulturës europiane, që i përkasim ne shqiptarët. Ky bashkëpunim konkret do të vazhdojë dhe së shpejti Kryetari Nardella do të rikthehet në Shqipëri.", shkruan Meta.