AKTUALITET, 24 Mars 2018, 20:15

Basha e akuzon nga Shkodra, Rama i përgjigjet me foto nga Facebooku

Ndërsa Basha ndodhet në Shkodër dhe po ndjek nga afër situatën, ku u shpreh se banorët janë lënë sipas tij në mëshirë të fatit pa ushqime, Rama i ka dhënë përgjigjen.

Numri një i qeverisë nuk i ka quajtur gjë tjetër këto veçse “llogje”, ndërsa thekson se shteti është në krye të detyrës.

“Shkodër - SHTETI NË KRYE TË DETYRËS (përtej llogjeve përçarëse, situata në përmirësim të vazhdueshëm falë angazhimit real të Forcave të Armatosura dhe çdo strukture përkatëse të shtetit)”, shkruan Rama, ndërsa publikon edhe fotot ku shpërndahen ndihma në zonat e përmbytura të Shkodrës.

29511214_10155679475356523_2554036943864196464_n.jpg

29510923_10155679475366523_9199111261718531775_n.jpg

29541129_10155679475531523_5965665361810445800_n.jpg

29594411_10155679475516523_6660417307857331608_n.jpg29541401_10155679475546523_641955559054092305_n.jpg