AKTUALITET, 24 Mars 2018, 20:35

Veliaj uron Kryemadhin për Nevruz, "Shefe Mona gëzuar shpirto", ja përgjigja e saj

Veliaj uron Kryemadhin për Nevruz, "Shefe Mona gëzuar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj janë shfaqur të përshëndeten krejt ndryshe, të zhveshur nga kostumi zyrtar i politikës.

Rubrika argëtuese “Kjo Javë” në News 24 ka sjellë momentin pikant kur Kryemadhi dhe Veliaj takohen te Kryegjyshata ditën e Sulltan Novruzit.

Teksa shtrëngojnë duart dhe shkëmbejnë nga një përqafim mes tyre nuk mund të mos mungonin dhe urimet, ndryshe nga ç’jemi mësuar t'i dëgjojmë.

Veliaj: Shefe Mona, gëzuar shpirto!

Kryemadhi: Lali Eri

Veliaj: Hajde mbarësi!

Ndiqni videon nga rubrika “Kjo Javë”!