TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale.
Kreu i Shtetit e vë theksin tek rëndësia e mbështetja, promovimi e fuqizimi ekonomik i grave në zonat rurale.
“Ndihma ndaj grave e vajzave në zonat rurale, është kontribut për luftën kundër varfërisë,” shkruan Meta.
Postimi i plotë
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale, vizitova Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore”, jo vetëm për të vlerësuar punën e jashtëzakonshme për ruajtjen e traditës, trashëgimisë dhe vlerave të popullit tonë por edhe për të theksuar rëndësinë e mbështetjes, promovimit e fuqizimit ekonomik të grave në zonat rurale.
Gruaja është fuqia dhe motori i emancipimit të shoqërisë.
Ndihma ndaj grave e vajzave në zonat rurale, është kontribut për luftën kundër varfërisë, rritjen ekonomike dhe për një familje më të shëndetshme