AKTUALITET, 18 Shtator 2019, 09:17

Dje u shoqërua, policia jep detajet e reja për pedagogun që i kërkonte favore seksuale studentes

Dje u shoqërua, policia jep detajet e reja për pedagogun që i


Policia e Elbasanit ka dhënë informacione zyrtare për arrestimin e pedagogut të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është arrestuar Denis Himci, i cili doli në një video përgjim ku i kërkonte favore seksuale një studenteje.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit Denis Himci, 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas Policisë, ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Himci në videot e publikuara nga emisioni investigativ “Stop” shihet teksa bisedonte me studentes e tij dhe u kërkonte favore seksuale. Ai kërkonte që studentes ta puthnin, nëse donin që të merrnin provimin.

Ai mund të favorizonte studenten jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.