TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër operacion nga policia italiane ka nisur në orët e para të mëngjesit në Ravenna, për arrestimin e 11 personave të përfshirë në trafik e shpërndarje droge.
Operacioni që vazhdon ende me kontrollet e banesave, përfshin 60 efektivë nga policia e shtetit. Hetimet kanë bërë të mundur shkatërrimin e një rrjeti shpërndarjeje të përbërë nga italianë e shqiptarë që vepronin në Romagna.
Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar janë denoncuar 15 persona e arrestuar gjashtë të kapur në flagrancë, duke sekuestruar 10 kilogramë marijuanë, mbi 23 kilogramë hashash e 1.1 kilogramë kokainë.
TPZ.AL