TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas turk, 31 vjeç është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, në tentativë për të hyrë në territorin shqiptar. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi akuzohet për vrasje.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. K., banues në Turqi, i cili u kap në hyrje të Shqipërisë pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare Morinë dhe Interpol Tiranës.
Nga verifikimet rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase, bazuar në një vendim të Zyrës së Prokurorisë Publike në Shkup, të datës 27 tetor 2026.
Njoftimi:
Akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri dhe arrestohet 31-vjeçari, shtetas turk.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e tij.