AKTUALITET, 29 October 2026, 21:57

Hetimet e SPAK për Ballukun/ Bushati: Është favorizuar, duhet të përgjigjet por nuk ka pse rri në burg

Hetimet e SPAK për Ballukun/ Bushati: Është favorizuar, duhet

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se Belinda Balluku është favorizuar nga SPAK në krahasim me Veliajn dhe Metën, por e quajti pozitiv faktin që ajo nuk është burgosur pa qenë një person i dënuar. 

"Padyshim Balluku në raport me Veliajn dhe Metën është favorizuar. Unë them është mirë që është favorizuar. Jam që Balluku të përgjigjet, por s’ke pse bën burg përpara. 

Kam lexuar 700 faqet që ka cuar SPAK-u në parlament. Mendoj se nga përgjimet, nëse kjo zonja duhet dënuar, kjo duhet dënuar për banalitet. Nëse do të kishte nen për përhapje banaliteti në qeverisje, duhej dënuar. Është poshtë nivelit të Zeqinesë. 

Pjesë për të cilin akuzohet, tuneli i Llogarasë apo Unaza, janë gjërat e Edi Ramës, aty Balluku është ushtar. Ka 2-3 përgjime që thotë, lekët këtij të medias se e ka kërkuar Rama. Në këtë kuptim Balluku nuk ka faj, është si Veliaj, si Ahmeti, siç do njeri që ka shkuar, kanë fajin se kanë zbatuar një urdhër kriminal. Kaq është punë e saj. Një njeri në këto kushte nuk ka pse shkon në burg, për sa kohë këta nuk kanë koqe të shkojnë te njeriu që ka dhënë urdhrin. Nuk mund të kapësh ushtarin dhe të fërkosh gjeneralin”- tha Bushati.