AKTUALITET, 30 October 2026, 10:07

Emrat/ Veliaj bën ndryshime në drejtimin e bashkisë, shkarkon nga detyra dy nënkryetarët, emëron themeluesen e FRESSH-it

Emrat/ Veliaj bën ndryshime në drejtimin e bashkisë, shkarkon nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur politik dhe profesional. Ndër themelueset e FRESH-it, me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.

Në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Emërimi i saj bashkon përvojën politike, përkushtimin ndaj vlerave socialiste dhe ekspertizën e lartë profesionale në administrimin e pushtetit vendor.

  

Emrat/ Veliaj bën ndryshime në drejtimin e bashkisë, shkarkon nga