TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se një pjesë e kërkesave të studentëve janë plotësuar, por shtoi se vetëm dialogu dhe vota janë përcaktuese për ndryshimin dhe qeverisjen.
"Çdo kërkesë e kujtdo për të ndryshuar, qeverinë apo establishmentit politik është në të drejtën e studentëve, por ka rrugë demokratike për ti arritur ato. Është forma më e drejtpërdrejt për ti arritur, sovrani flet në zgjedhje. Ajo është e vetmja formë. Nëse ka një mënyrë është diskutimi dhe dialogu. Studentët kanë kërkesa të tyre legjitime, por një pjesë e madhe e atyre që u kërkuan në 2018, janë arritur. Edhe pse ka gjëra që duhen bërë më mirë.
Një pjesë e atyre që kërkojnë studentët është në këtë buxhet. Është planifikuar rritje mbështetje për studentët, sa gjysma e pagës minimale. Është reflektim me të drejtë. Është planifikuar një vlerë prej 100 mln euro investime në konvikte. Është planifikuar të ketë kredi me interes zero për studentët dhe çiftet e reja.
Ka të drejtën çdo student të ngrejë zërin por janë ato forma legjitime", deklaroi Malaj.