TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj nisi sot takimet konsultative me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhme lokale.
Serinë e takimeve e nisi ke kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Burime nga presidenca i thanë gazetarit Muhamed Veliu se Taulant Balla i ka thënë kreut te shtetit se “PS është e gatshme për çdo datë përveç 2 Majit”.
Mos mbajtja e zgjedhje me 2 Maj siç kërkuan socialistët lidhet me Pashkët Ortodokse që i bien në këtë datë.
Disa ditë të parë kreu grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se ftesa e presidentit është si një “teatër politik”, duke theksuar se Presidenti duhet të merret me shqetësimet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Në orën 11:00 në Presidencë do të mbërrijnë përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi e më pas me partitë e tjera.
Mungesa e përfaqësuesve të opozitës bëri që konsultimet e Presidentit për datën e zgjedhjeve të zhvilloheshin vetëm me përfaqësuesin e mazhorancës.
Ndërkohë në ditët në vijim pritet që Presidenti Begaj të vijojë procedurën për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, e cila do të përcaktohet përmes një dekreti presidencial.
Partia e Lirisë refuzoi sot ftesën e Kreut të Shtetit, ndërsa tre ditë më parë ishte Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, që e cilësoi procesin si një “teatër politik”.
Ai deklaroi se Presidenti nuk po përmbush rolin e tij kushtetues dhe nuk po u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve që ndodhen në protestë.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027.
Afati i fundit për shpalljen e datës nga presidenti Bajram Begaj është 6 nëntori.